Скачать книгу

ndryshëm dhe në rend rritës, në mënyrë që ai rack të mund të kapte çfarëdo sinjali radio që një transmetues do kishte mundur të gjeneronte. Përbri rack-ut të marrësve ishte edhe rack-u i analizuesve të spektrit. Ata shfaqnin formën e valës radio të marrë dhe e shfaqnin mbi një ekran. Pas analizuesve ishte dekodifikatori, i përbërë nga një tjetër rack me disa pajisje në gjendje të deshifronin 28 mesazhe në kode edhe ekstremisht komplekse. Vijonte një rack me regjistruesit, mbi të cilët mesazhet e marra memorizoheshin në mënyrë stabël për analiza të mëtejshme. Rack-u i fundit përmbante seksionin audio të sistemit, i aftë të përpunojë ato që ka marrë dhe të largojë zhurmën e sfondit, duke ngritur zërat dhe tingujt e lartë në mënyrë që të nxirret çka me interes. Komplesit të rack-ëve i ishte lidhur një kompiuter, nëpërmjet të cilit përbërësit e ndryshëm të rack-ëve impostoheshin për funkionimin e dëshiruar.

      Në atë moment vetëm një marrës ishte ndezur, i sintonizuar në rreth 7 GHz, dhe analizuesi i spektrit i lidhur me të shfaqte një fashë horizontale jeshile në brendësi të së cilës lëviznin barra vertikale portokalli dhe të kuqe. Një aparat deshifrimi pulsonte jeshil, duke treguar që po punonte rregullisht dhe pa gabime. Dy rregjistrues në paralel memorizonin pa zhurmë mbi hard-diskun e tyre, ato që merrnin, në mënyrë për të patur dy kopje të dallueshme të materialit.

      Zëri i McKintockut dilte dallueshëm nga kufjet e vendosura nga një burrë me veshje casual, ulur mbi një karrige përpara kompiuterit. Përbri monitorit të madh një filxhan çaji gjysmë i zbrazët ishte i dyti i një serie, për atë natë. Burri ishte relaksuar mbështetur mbi karrige, me duart mbi bark dhe kokën të përkulur, sytë të mbyllur, në dëgjim.

      <Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre...> zëri i McKintockut shfaqej mbi monitorin e kompiuterit si një vijë horizontale e valëzuar që ndryshonte vazhdimisht në amplitudë, <... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> burri në dëgjim hapi sytë papritur dhe ngriti kokën <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew...> burri drejtoi trupin dhe iu afrua kompiuterit. Me mouse-in manovroi me shpejtësi disa kontrolle për të rritur më tepër ngritjen e zërit të McKintockut. Frymëmarrjen e Cynthias e kishte filtruar tashmë më përpara dhe ishte përjashtuar praktikisht nga dëgjimi në kufje. Rrudhi ballin në errësirë, duke vëzhguar kurbën tangente të zërit të Drew-së në monitorin që ndriçonte lehtësisht fytyrën.

      <... universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...>

      Burri hoqi njërën nga kufjet në mënyrë që të lironte njërin vesh. Ngriti dorezën e një telefoni ushtarak të kriptuar dhe kompozoi një numër me pesë shifra.

      Një sekondë më pas dikush tjetër ngriti dorezën e telefonit të thirrur, pa thënë asgjë.

      <Më kalo Spencerin.> tha burri.

      Fundi i Pjesës së Parë

      Pjesa e Dytë

       Kur zbriti edhe punëtori i fundit,dukej që kishte mbetur vetëm shoferi, ulur në vendin e vetë.

       Ndërsa, pas disa sekondave,mbi shkallët e autobuzit u shfaq një tjetër figurë.

       Zbriti shkallët me dembelizëm,me qetësi, duke u shfaqur pak nga pak.

      Kapitulli XVIII

      Qielli mbi Manchester ishte sfumuar nga ngjyrat e agimit. Retë e përjetshme zinin këtë herë vetëm një pjesë të harkut të qiellit, duke errësuar në perëndim yjet e fundit që sidoqoftë po veniteshin në fillimin e agimit, dhe duke lënë zbuluar në lindje ekranin e gjerë mbi të cilin spektri i së kuqes po zvarritej i paepur. Shtresat me gjatësi vale më të madhe, të kuqe të errët, shtynin për lart ato me gjatësi më të vogël, vjollcë, portokalli, të verdha, derisa të shkonin në kufirin e atij spektri dhe për tu zhdukur në pertinencën e bardhë të temperaturës me ngjyrë nominale të diellit. Çdo ditë, kudo mbi planet, kjo shfaqje përsëritej me siguri matematike, por Anglia e shijonte shpesh edhe më pak për shkak të shtresës së reve që tashmë bënte pjesë në kulturën e saj të imazhit që të tjerët kishin për atë komb. Pavarësisht kësaj, ky ishte trigger-i 29, fillimi i një dite të re për pjesën më të madhe të njerëzve. Dielli që lind metaforizon rizgjimin e natyrës dhe të qënieve të gjalla që e popullojnë. Por, ka edhe, shumë nga ata që punojnë edhe natën, ose veçanërisht natën, kur të tjerët flenë, dhe arrijnë kështu rezultate që ndryshe do ishin të paarritshme. Disa nga këta ishin bashkuar në atë moment në një dhomë, dhe dëgjonin me kujdes ekstrem një regjistrim që dilte nga një impiant i besueshmërisë së lartë.

      <Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> një nga dëgjuesit ishte përkulur mbi tavolinë, me krahët të palosur mbështetur mbi bango dhe dora e djathtë mbyllur mbi buzë, i përqëndruar <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew... universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...>

      Burri i mbështetur mbi tavolinë mbeti disa sekonda i zhytur, pastaj pa lëvizur iu kthye atij në të majtë të tij, ulur afër kompiuterit.

      <Vendose ta dëgjoj edhe një herë.>

      Spencer manovroi mouse-in për ta kthyer rregjistrimin nga fillimi, pastaj klikoi mbi Play për herë të tretë qëkur mbledhja kishte filluar.

      < Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre....> burri dëgjoi, qëllimisht, dhe në një farë pike filloi të pohonte lehtësisht, gjithmonë e më shumë i bindur < universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...> burri u ngrit dhe u mbështet mbi kurrizin e karriges së tij. Shtrëngoi sytë për të larguar gjumin.

      <Po, duhet të ketë diçka.>deklaroi. <Trenton?>

      <Është e mundur, po, e besoj edhe unë.> u pajtua me të burri në të djathtë të tij.

      <Në ç’orë të ka telefonuar Boyd?>

      <Pak pas orës tre.> u përgjigj Spencer. <Në vend të budallallëqeve të zakonshme që thotë kur fle, McKintock kishte filluar të fliste për këtë ’Makineri’ të shpikur nga një farë Drew, dhe... me pak fjalë, pjesën tjetër e dëgjuat vetë. Boyd shikon një llogjikë në atë fjalim, dhe kështu më telefonoi menjëherë.>

      <Boyd ka punuar mirë. Gruaja ka dëgjuar, sipas jush?>

      <Ne mendojmë që jo, zoti Farnsworth.> tha Spencer. <Ka patur dhimbje koke gjatë gjithë mbrëmjes dhe McKintock e çoi të flinte. E zuri gjumi thellësisht dhe edhe ndërsa ai fliste ka vazhduar të marrë frymë në të njëjtën mënyrë. Kemi nxjerrë frymëmarrjen e saj nga rregjistrimi, duke filluar nga dhjetë minuta para fjalimit të McKintockut dhe duke përfunduar dhjetë minuta pas; e kemi analizuar si ritëm dhe thellësi dhe nuk ka ndryshuar në formë të vlefshme. Jo, sipas nesh nuk ka dëgjuar gjë.>

      <Mirë.> aprovoi Farnsworth. <Shumë mirë.> Pa fiks përpara vetes, duke reflektuar.

      <Është hera e parë që flet për një gjë të tillë,> pa nga Spencer, që konfirmoi duke pohuar<prandaj duhet të jetë diçka që e ka goditur thellësisht. Është rektori i Universitetit të Manchesterit, dhe me mjetet që ka në dispozicion, laboratorët, profesorët, kërkuesit, është e mundur që të ketë ndeshur në një zbulim sensacional. Po, është vërtet

Скачать книгу