Скачать книгу

e saj, duke shtrënguar e dëshpëruar pas vetes jastëkun sikur po shtrëngonte atë, duke mbushur këllëfin me lotë djegës, por gjithçka në qetësinë më totale. Nuk mund të lejonte ta dëgjonte e jëma, që në dhomën ngjitur e kishte gjumin gjithmonë të lehtë. Por, pas disa ditësh, ai djalë ishte lidhur me një bjonde të pavlerë nga një klasë tjetër, një vit më e vogël. Kur Timorina e kishte zbuluar goditja kishte qenë e fortë. Nuk kishte guxuar të shfaqej vetë në kohë, dhe dikush tjetër e kishte bërë në vend të saj. Tashmë ishte shumë vonë dhe atëherë inati e pushtoi atë. I vërsulej me mendje kundër gjithë botës, kundër prindërve, kundër vetes së saj, frikacake. Kaloi ditë me inat të brendshëm e shtypur, e zhytur në studim dhe në gjimnastikë për të cilën ishte e prirur natyralisht. Kur furtuna mbaroi, vendosi që nuk do shikonte më asnjë djalë në jetën e saj, sepse do kishte mundur të vuante përsëri, të ishte e zhgënjyer, dhe e dëshpëruar. Jo, mjaft me dashurinë, edhe pse nuk e kishte eksperimentuar seriozisht.

      U bë mësuese fiskulture dhe filloi karrierën e saj pranë një shkolle publike, në të cilën deri tani ushtronte profesionin e saj. Kishte injoruar me zotësi ose përjashtuar propozime që në vite dikush i kishte bërë dhe kishte ndërtuar një famë solide prej lëneshe të rregjur. Nuk i rëndonte të ishte vetëm. Kishte vëllain e saj për të cilin kujdesej, në shtëpi, dhe ai meritonte gjithë respektin e saj dhe përkujdesjet e saj.

      Por, atë ditë në muzeun e Leeds, kishte ndodhur ajo që kurrë nuk do kishte menduar se do mund të kishte ndodhur. Po admironte një pikturë që tregonte një peisazh detar kur një zotëri rreth të pesëdhjetave u afrua edhe ai përpara pikturës, përbri saj, vështroi pamjen e pikturuar dhe në natyrshmëri e komentoi, me zë të thellë dhe sikur fliste me veten.

      <Ajo e kaltër e ujit që sfumohet në portokallinë e perëndimit është e pabesueshme.>

      Timorina ishte kthyer drejt tij, e çuditur. Po mendonte ekzaktësisht të njëjtën gjë.

      <Ka diçka në teknikë që po më shpëton.> kishte bashkëbiseduar pa e kuptuar.

      <Sipas meje është vaji. Do ketë shtuar ndonjë pigment të veçantë, ndoshta të bërë nga ai vetë.> kishte reflektuar burri me zë të lartë, duke kapur mjekrën me dorën e djathtë dhe duke çuar krahun e majtë horizontalisht mbi stomak, në mbështetje të brrylit të djathtë.

      <Është e mundur.> i ishte përgjigjur Timorina. <Por efekti është uniform. Shikoni këtu?> dhe i ishte afruar pikturës, duke treguar një pikë. Edhe ai u afrua dhe ndoqi drejtimin e saj. <Afër varkës sfumimi është më i pakët. Po të ishte një pigment në vaj besoj se do ta kishte përdorur për gjithë pjesën e detit, ndërsa varka, që është lëpirë pikërisht nga perëndimi, duket sikur shfaqet si një entitet i veçuar.>

      Burri e kishte parë me admirim.

      <Keni të drejtë. Nuk e kisha vënë re.> i ishte përgjigjur me entuziazëm. <Ju jeni një specialiste, po shoh. Komplimentet e mia. Për plazhin ç’farë mendoni?>

      Dhe aty kishin filluar një diskutim të gjerë mbi pikturën, duke zbuluar teknikën, periudhën artistike, psikologjinë e piktorit, cilësinë e telajos dhe madje ndriçimin në atë sallë të muzeut, që e gjykuan si jo perfekt për një shfrytëzim të mirë të veprës.

      Pas dy orësh rojes i ishte dashur t’i ftonte t’i afroheshin daljes pasi duhej ta mbyllte.

      As nuk ishin prezantuar, pas gjithë atyre të folurave, prandaj burri i zgjati dorën.

      <Cliff Brandon. Ishte një kënaqësi për mua.>

      <Timorina Drew.> i ishte përgjigjur ajo duke ia shtrënguar me shumë ngrohtësi. <Ka qenë një kënaqësi edhe për mua.>

      <Ç’farë urie!> tha ai duke e parë i buzëqeshur, i hapur.

      Ajo e kishte parë dhe nuk kishte mundur të refuzonte së shijuari atë fytyrë të sinqertë dhe simpatike.

      <Kam uri edhe unë.> kishte thënë gëzueshëm.

      Gjysmë ore më pas ishin ulur në një restorant italian jo larg nga muzeu dhe po shijonin një racion të bollshëm llazanjë në furrë. Vazhduan akoma edhe për pak të flisnin për pikturën, pastaj pa e kuptuar filluan për veten. Ai ishte vetëm, i divorcuar prej disa vitesh dhe pa fëmijë. Gruaja e kishte lënë për një tjetër, pas shumë viteve martesë, sepse ‘kishte nevojë për stimuj të rinj’, kështu kishte thënë.

      Timorina kishte ngritur vetullën e çuditur, duke pyetur si mund të lije një burrë kaq simpatik, dhe iu desh të pranonte që pavarësisht që sapo e kishte njohur ndihej përsosmërisht në sintoni me të. Një nxehtësi i dilte nga brenda dhe duart pothuajse i dridheshin. Nuk kishte provuar kurrë asgjë të tillë, më parë, dhe atëherë hodhi pas krahëve betimin e saj të ndëshkimit. Me një gjysmë buzëqeshje e pa në sy.

      <Banon larg?> i foli drejtpërsëdrejti me ti.

      <Nuk dija si të të pyesja.> iu përgjigj ai. <Ndjehem aq mirë me ty saqë...>

      <Ssssh!> e ndërpreu Timorina duke i vënë gishtin tregues mbi buzë, duke i bërë shenjë që të heshtte. U ngrit dhe iu drejtua kasës. Ai qe i shpejtë ta paraprinte dhe të paguante llogarinë.

      Rreth një orë më vonë, ishte rreth tetë e gjysmë e darkës, rrobat e tyre ishin shpërndarë në tokë rreth krevatit të Cliff-it, dhe Timorina po humbiste virgjërinë e saj.

      Duke kujtuar atë mbrëmje fatale pak muaj më pas Timorina u elektrizua, po u përpoq që mos ta shfaqte përpara të vëllait. Thelbësisht i kishte thënë të vërtetën, mbi muzeun, mbi pikturën, mbi diskutimet teknike; i vetmi ndryshim i përkiste personit të interesuar. Për momentin, i tha vetes, do ta kishte mbajtur gjithçka për vete. Më vonë, ndoshta, nëse gjërat do të konsolidoheshin, do t’ia kishte treguar.

      U ngrit dhe filloi të pastronte tavolinën. Drew e ndihmoi, pastaj u drejtua nga kolltuku i tij. Ishte gati të ulej, kur ndërroi mendim.

      <Dëgjo, të vjen keq nëse shkoj të pi një birrë?>

      <Aspak. Mos u kthe shumë vonë. Dhe mos pi shumë.> e paralajmëroi.

      <Rri e qetë.> iu përgjigj i dashur.

      Drew shkoi në dhomën e tij dhe me shpejtësi veshi një veshje sportive. Zbriti dhe përshëndeti të motrën.

      <Shihemi. Mirupafshim.>

      < Mirupafshim.>

      Dera sapo ishte mbyllur pas Drew-së dhe Timorina ishte ulur tashmë në kolltuk. Me një buzëqeshje në gjithë fytyrën morri dorezën e telefonit dhe formoi një numër.

      Po i telefononte Cliffit.

      Drew iu drejtua me hap të qetë birrarisë së tij të preferuar. Ishte në një rruginë jo larg Universitetit dhe here pas here shkonte për të thithur pak nga ai ambient i mobiluar me dru antik, stola të fortë dhe nxjerrës gjigandë për birrën. I pëlqente ajo botë në mënyrën e vjetër, me dritat e ulura dhe ngjyrat e ngrohta të kohëve të vjetra. Konsumatorët ishin pak a shumë burra të pjekur, si ai, po kishte gjetur edhe çifte të reja që dinin të vlerësonin një birrë të mirë të shijuar në mënyrën e duhur, dhe në vendin e duhur.

      Ajri ishte i freskët, edhe i ftohtë në atë orë, dhe Drew e thithi me gjithe mushkritë, duke u gjallëruar në çdo hap. E donte Manchesterin e tij, ishte pjesë e atij qyteti, dhe ndjente që qyteti ishte pjesë e tij.

      Dhe ç’farë po i tregonte tani Manchesteri i tij?

      Epo mirë: Schultz, që vinte drejt tij duke parë përreth pak i hutuar dhe duke ecur me hap lëkundës. Kur po kalonte afër një ndriçuesi figura e tij prej luftëtari gjerman dilte nga errësira si një banor i turpshëm

Скачать книгу