Скачать книгу

në rregull.> pranoi Cynthia me një pëshpërimë. <Po ti, përse nuk do të rrish me mua?> e pyeti vuajtëse.

      <Ehm... jo se nuk dua të rri me ty. Erdha enkas për të të takuar. Çështja është që po vij direkt nga Universiteti dhe nuk kam ngrënë, prandaj doja të shkoja në kuzhinë dhe...>

      <Aaaaah! Mos më fol për ushqim! Ta kisha thënë!> dhe u kollit sërish sikur të ishte duke vjellë.

      <Më fal, më fal, po... si mund të të shpjegoja gjërat nëse nuk do të thoja si ishte situata dhe...> pushoi papritur, i penduar, dhe priti që ngarja e kollës ti kalonte. Pas pak ajo u qetësua, atëherë McKintock pa humbur kohë e morri në krahë dhe në errësirë me të cilën tashmë ishte përshtatur e çoi në dhomë. E mbështeti me delikatesë mbi krevat dhe e mbuloi me një mbulesë të marrë nga dollapi. Ajo mugëtiu një <Mmh...> dhe mbështeti një dorë mbi ball. McKintock i përkëdheli dorën dhe doli, duke mbyllur derën pa bërë zhurëm.

      Ndezi dritën e korridorit dhe qëndroi menjëherë i përkulur. Bebet i ishin zmadhuar në maksimum gjatë gjithë asaj kohe në errësirë, dhe tani një sasi e ekzagjeruar drite kishte mbërritur në kohë tek retinat e tij para sesa bebet e syrit të merrnin urdhrin të shtrëngoheshin dhe ta vinin në praktikë. Shtrëngoi sytë disa herë dhe shumë shpejt filloi të shikonte normalisht. Para së gjithash shkoi të ngrinte statujën e rënë. Verifikoi në ç’farë gjendjeje ndodhej dhe u çlirua që e gjeti në mënyrë perfekte të plotë. Me delikatesë e vendosi mbi raftin ku e kishte vendin dhe më në fund u zhvendos në kuzhinë. Mbylli derën për të izoluar më tepër zhurmat e mundshme në lidhje me dhomën e gjumit, pastaj me lëvizje të ngadalta dhe të qeta hapi sirtarët e shumtë dhe shtroi tavolinën për vete.

      Kishte vërtet një uri të madhe.

      Hapi frigoriferin dhe kërkoi një birrë. Fatmirësisht kishte disa shishe, një e markës së tij të preferuar dhe një tjetër, që pëlqente Cynthia. Morri të përzgjedhurën e tij dhe zbrazi menjëherë një gotë të madhe nga e cila piu një gllënjkë të madhe të bollshme. Në çast u ndje i rifreskuar, pastaj hoqi xhaketën dhe e mbështeti mbi mbështetësen e një karrigeje. Hapi sërish frigoriferin në kërkim të diçkaje për të ngrënë. Nuk kishte shumë. Cynthia hante pak për të qëndruar në formë, dhe ato që hante ishin për më tepër ushqime të shëndetshme, me pak yndyrna dhe tendencë ndaj vegjetarizmit.

      Mesa dukej i blinte llojet e ushqimeve që hante ai vetëm njëkohësisht me vizitat e tij të programuara. Pak i ngushëlluar morri një kuti me djathëra të ndryshëm, një tjetër kuti me perime të pjekura dhe një shishe me salcë tartar. Nga kredenca morri një qese me shkopinj buke të pjekur pa yndyrë dhe u ul të hante.

      I shërbeu vetes me bujari. Me urinë e madhe që kishte, asortimentet e pakta po kalonin në plan të dytë. Duke zbutur gjithçka me birrë, sidoqoftë, në fund fare u kënaq. Përgjithësisht edhe ai nuk ishte ndonjë hamës i madh, por prirej drejt pjatancave sigurisht më kalorike se ato që përbënin dietën e Cynthias.

      ‘Nesër duhet t’i bëj pazarin.’ tha. Nuk donte që ajo të gjendej pa asgjë për të ngrënë, darkën tjetër. E dinte që në mesditë ajo hante jashtë, por për darkën do t’i kishte shërbyer furnizimi i nevojshëm. Të nesërmen në mëngjes, para se të kthehej në Manchester, do kishte kaluar në një supermarket atje afër dhe do t’i kishte blerë djathra, perime dhe ndoshta edhe ndonjë gjë të shijshme që e dinte që ajo donte, por nga e cila qëndronte zakonisht larg nga kaloritë përmbajtëse.

      U dembelos disa minuta në tavolinë, pastaj shkoi tek dritarja dhe qëndroi pak të shikonte lulet, me krahët të kryqëzuara. Nga aty mund të shikonte Park Road, mbi të cilën rridhte akoma pak trafik nate. Në sfond ishte Gjiri, i zi dhe i padukshëm, piketuar nga dritat e disa anijeve të linjës dhe të mallrave në ankorim. Ishte një vend i bukur, Liverpooli, me gjelbërimin e tij, arkitekturën e tij urbanistike dhe portin e tij. Vendosur në grykëderdhjen e gjerë të lumit Mersey që derdhej në detin Detin e Irlandës, ishte themeluar në shekullin e trembëdhjetë; për kohë të gjatë ka qenë protagonist i trafiqeve nga deti në nivel botëror, dhe tani turizmi përbënte një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së tij. McKintock-ut i pëlqente të shëtiste mbi mol së bashku me Cynthian, kur kishte kohë për të kaluar me të. Aroma e detit e gjallëronte, dhe ecejaket e vazhdueshme të imbarkimeve i jepnin përshtypjen se ky ishte mekanizmi i brendshëm që sillte botën vërdallë. Në njëfarë kuptimi ishte pikërisht kështu, pasi lëvizja e njerëzve dhe mallrave ishte në themel të tregtisë botërore dhe të punës. Tani gjërat do të ndryshonin, falë shpikjes së Drew-së. Kushedi si do kishte qenë bota, nga aty për disa vite. Më e mirë, shpresonte. Duheshin luajtur letrat e duhura, duhej lëvizur me kujdes. Do të kishte kaluar tek faturimi për favoret e shumta që në vite iu kishte bërë personazheve të ndryshëm kyç të sistemit britanik. Do kishte zeruar me siguri llogarinë e tij, po do t’ia vlente. Po, do të shkonte çdo gjë shumë mirë, e ndjente. Përmblodhi mendimet edhe për disa çaste me sytë të ngulitur mbi Gjirin, pastaj hoqi shikimin dhe u kthye në tavolinë. Për pak minuta pastroi tavolinën dhe lau gjërat që kishte përdorur, gjithmonë pa bërë zhurmë, pastaj u avit të kontrollonte si ishte Cynthia. Doli nga kuzhina dhe la dritën të ndezur, mbylli derën dhe fiku dritën e korridorit. Në ambientin e ndriçuar dobët nga tehu i ndritshëm që vinte nga kuzhina, iu afrua qetësisht derës së dhomës së gjumit. Asnjë zhurmë nuk vinte nga brenda, atëhere me dorë të lehtë uli dorezën dhe hyri. Cynthia po bënte gjumë të rëndë, me barkun lart siç e kishte lënë dhe me krahët të lëshuar përgjatë trupit. Nga goja gjysmë e hapur merrte dhe nxirrte frymë me një fishkëllimë të rregullt, qetësuese. Mesa dukej dhimbja e kokës i kishte kaluar mjaftueshëm për ta lejuar ta zinte gjumi. Për të mos rrezikuar ta shqetësonte doli nga dhoma dhe shkoi të zhvishej drejtpërsëdrejti në banjo, ku bëri një tualet të shpejtë dhe u përgatit për të shkuar për të fjetur. Por, pizhamat e tij, ishin në dollapin e dhomës, dhe ta hapte do të thoshte të bënte zhurmë. Hoqi dorë, pasi edhe apartamenti ishte i ngrohur mirë. I la rrobat mbi një divan në sallon, fiku dritën e kuzhinës dhe vetëm me të brendshmet veshur hyri përsëri në dhomë. Shumë ngadalë hyri në krevatin dopio, Cynthias i pëlqente të flinte rehat, dhe u shtri përbri saj, nga krahu i derës. Cynthia ishte sipër çarçafëve, e mbajtur ngrohtë nga mbulesa që ai i kishte hedhur në trup më parë, dhe preferoi ta linte siç ishte për të mos rrezikuar ta zgjonte.

      U qetësua, duke e lënë veten të kushtëzohej nga frymëmarrja ritmike e Cynthias, dhe në pak minuta e zuri gjumi.

      Dritat e makinave në Park Road u bënë gjithnjë e më të rralla derisa në fund u zhdukën, dke e lënë rrugën të shkretë, ndriçuar vetëm nga rreshtat e llampadarëve në krahët e saj. Në Gji asgjë nuk lëvizte, dhe dritat e pozicioneve të anijeve ishin kaq fikse sa të jepnin përshtypjen që edhe anijet po flinin, shtrirë mbi ujin e errët.

      Në apartament qetësia ishte totale, endur vetëm nga frymëmarrja e Cynthias gjithmonë e përgjumur thellësisht.

      Nga ora tre e natës, në errësirë, një zë i ulët iu mbivendos asaj frymëmarrje.

      <Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre...> McKintock fliste në gjumë, <... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> belbëzonte fjalët, por ishte i kuptueshëm <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew...>

      Nja njëqind metra larg pallatit, një furgon me simbole të antenave ishte parkuar në një vend makinash ngjitur me një godinë tjetër, sikur tekniku të kishte shkuar në shtëpi të flinte pas një dite pune. Piktoreske ishin dy antenat mbi çatinë e furgonit, dy parabola të bardha që shikonin njëra në të djathtë dhe tjetra në të majtë, orientuar pak për nga lart. Reklamonin mirë aktivitetin

Скачать книгу