Скачать книгу

      Ai u skuq sërish dhe u ngrit nga tavolina, duke u munduar të largohej nga ajo.

      Boyd dëgjoi në kufje McKintockun që merrte gjërat e tij, pastaj derën që po hapej dhe një puthje me zhurmë përshëndetjeje.

      ‘Uf!’, mendoi, ‘këtë herë ia hodha’. Farnham ishte një tërbim i vërtetë në seks, dhe çdo herë që McKintock shkonte tek ajo i takonte të dëgjonte çiftosje stratosferike, me britma dhe hungërima primitive. Ajo e përdorte si një instrument të vërtetë seksual i bindur ndaj kënaqësisë supreme të saj, dhe kur ai madje nuk duronte për gjithë kohën që ajo pretendonte, edhe e fshikullonte, dhe i thoshte fjalë të pista. Ishte sidoqoftë një lojë që finalizohej me kënaqësi reciproke, vetëm shumë të dhunshme, dhe McKintockut i pëlqente kështu. Boyd mendonte që ai burrë duhej të kishte dalë nga një raport i mëparshëm i ftohtë dhe i përmbajtur, dhe të gjendeshe me një grua të atij niveli, me atë gjallëri, për atë duhej të ishte apoteoza e kënaqësisë. Sigurisht, edhe në përgjime të tjera Boyd kishte dëgjuar aktivitete seksuale të llojeve të ndryshme, por kjo e trondiste vërtet dhe e pengonte të qëndronte i shkëputur.

      ‘Ta kisha unë, një grua kështu.’ përfundoi edhe këtë herë me një psherëtimë, si gjithë herët e tjera. U shkund dhe me telefonin e maskuar telefonoi makinën gri.

      <Po del.> njoftoi thjesht.

      <Marrje.> u përgjigj konçiz bashkëbiseduesi.

      Boyd u kthye në vendin e shoferit dhe morri një gazetë nga sedilja. E mbështeti tek timoni dhe u shtir sikur po lexonte, ndërsa me bishtin e syrit përgjonte pallatin e vogël. Pas rreth një minute pa McKintockun të dilte nga hyrja dhe të afrohej me hapa të mëdhenj drejt parkimit, drejt tij. Nxitonte, dukej. Kur McKintock qe nja dhjetë metra larg nga makina e tij, Boyd ndezi motorrin dhe me pakujdesi u drejtua nga dalja e parkimit, sikur ishte duke ikur. McKintock as nuk e vuri re furgonin që po i kalonte përbri, i hutuar siç ishte nga nxitimi për të ikur. Pak sekonda më pas makina gri lëvizi nga ana tjetër, duke iu afruar me ngadalë makinës së rektorit. Kur ai ishte disa metra larg makinës dhe filloi të zgjasë krahun drejt derës, furgoni u kthye ndjeshëm në të djathtë, duke mbuluar pamjen e pallatit të vogël drejt parkimit, dhe në të njëjtën kohë makina gri shtoi shpejtësinë papritur dhe shkoi ndaloi pikërisht përpara makinës së McKintockut. Dy burra zbritën në çast, si dy susta të shtypura, dhe u vendosën në anët e rektorit. Njëri nga ata i tregoi për një çast një distinktiv, ndërsa tjetri po e kapte nga një krah.

      <Policia! Rektori McKintock, ejani me ne!>

      Ai mbeti i ngurtësuar, pa fjalë. Të dy e tërhoqën pa ceremoni drejt makinës gri; njëri nga ata hapi derën e pasme të djathtë dhe duke i shtyrë kokën për ta detyruar ta ulte e futi brenda, duke shkuar të ulej shpejt përbri tij. Uli perdet e dritareve në mënyrë që brenda të ishte errësirë, pastaj i bëri një shenjë burrit të tretë, që ishte në timon. Ky e ngau makinën për disa metra, drejt furgonit, dhe priti.

      Në atë pikë McKintock filloi të flasë.

      <Por... por... ç’po ndodh? Përse ma bëni këtë? Ç’farë kam bërë?>

      <Qetësohu, rektor McKintock, duhet vetëm t’ju bëjmë disa pyetje. Do mbarojmë shpejt, do ta shohësh.>

      <Por... por unë duhet të shkoj në Manchester! Dhe duhet të shkoj menjëherë!>

      <Në fakt pikërisht atje po shkojmë. Ji i qetë.>

      <Por... po makina ime... si t’ia bëj? Nuk mund ta lë këtu.>

      <Edhe ajo po shkon në Manchester. I qetë. Relaksohu.>

      <Por... po çelsat? I kam unë, si ia bëni...?> dhe i çorientuar pa burrin e ulur pranë tij. Ai këmbeu shikimin me një shkelje syri kuptimplotë. <Ah... kuptoj... nuk duhen...>

      Jashtë, burri i mbetur në rrugë kishte hipur tashmë mbi makinën e McKintockut dhe kishte ndezur motorrin, gati të nisej.

      Gjatë veprimit, Boyd kishte zbritur nga furgoni dhe kishte bërë sikur po kontrollonte një gomë, për të justifikuar ndaj vëzhguesve të rastit manovrën e çuditshme që po bënte. Sapo pa makinën gri të vinte drejt tij kuptoi që operacioni ishte kryer dhe hipi si vetëtimë mbi mjet, duke u nisur menjëherë me shpejtësi të moderuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Makina gri doli nga parkimi dhe e parakaloi e shpejtë dhe e heshtur, ndjekur nga makina e McKintockut me pak metra largësi.

      Parkimi mbeti atje i palëvizshëm dhe indiferent të priste pronarët e mjeteve të tjera. Me qetësi do kishin arritur edhe ata.

      I gjithë aksioni kishte zgjatur jo më shumë se dhjetë sekonda.

      Në një çerek ore mjeti i vogël ishte tashmë në autostradën për në Manchester, duke marshuar me shpejtësi të qëndrueshme dhe duke mbajtur gjithmonë korsinë e parakalimit. Shoferi i makinës së parë, ajo me McKintockun në sediljen e pasme, ecte me siguri dhe përqëndrim. Ishte mësuar të shpëtonte në situata më të vështira, dhe trafiku i mëngjesit herët s’ishte asgjë në krahasim me ndjekjet që herë pas here duhej të bënte. Nuk thoshte asnjë fjalë, por kontrollonte sistematikisht që makina e McKintockut ta ndiqte në largësi të vogël. Kolegu i tij në timon ishte ekspert po aq sa ai, specialist të kalonte çdo lloj mjeti që ti dilte para dhe të merrte kontrollin në moment, duke e bërë shoferin e rradhës armik dhe duke u nisur me shpejtësi të lartë drejt destinacionit të duhur, ndoshta duke shmangur në të njëjtën kohë zjarrin armik.

      Burri i ulur nga mbrapa bashkë me McKintockun ngriti perdet, dhe pamja fushore filloi të rrëshqiste me shpejtësi përpara tyre.

      McKintock ndërkaq ishte relaksuar pak, dhe kishte filluar të reflektonte. Ç’farë mund të donte nga ai policia? Kishte bërë ndoshta diçka të gabuar? Cili veprim i tij do kishte justifikuar një ‘kapje’ të këtij lloji? Përse ndihej i kapur, po, e kishin marrë si një gangster në daljen nga një bar famëkeq. Si mundeshin ata? Ai ishte Rektori i Universitetit të Manchesterit. Duhet të kishte ndonjë gabim. E mblodhi veten dhe kaloi në kundërsulm.

      <Dëgjoni pak, ju.> iu drejtua burrit ulur pranë tij.

      <Po?> u përgjigj ai duke e parë mjaftueshëm.

      <Më tregoni përsëri distinktivin, nëse nuk iu vjen keq.>

      <Kur të mbërrijmë.> qe përgjigjja, e ndjekur nga një shikim penetrues dhe domethënës, shoqëruar nga një dorë që me moskokëçarje futej poshtë xhaketës, afër sqetullës së majtë.

      McKintock ndoqi në mënyrë të paevitueshme atë lëvizje, dhe u drodh. Nuk ishte rasti të bënte pyetje të tjera, vendosi. Sidoqoftë ata dukeshin vërtet të policisë dhe nuk i kishin prekur një fije floku, mbi të gjitha, prandaj u rehatua në sedilje dhe priti që ngjarjet të kishin rrjedhën e tyre. Por, ishte tmerrësisht kureshtar, kureshtar dhe i shqetësuar sepse nuk arrinte të imagjinonte ç’farë donin ata nga ai.

      Ç’farëdo gjëje që të ishte, do ta kishte zbuluar shpejt. Shumë më shpejt nga sa e mendoi e kuptoi që ishin tashmë duke hyrë në Manchester, me makinën e tij nga pas sikur të ishte kapur me një litar çeliku. Burri pranë tij uli perdet e dritareve dhe këtë herë uli poshtë edhe një perde më të madhe, që ndante vendet përpara nga ato nga mbrapa. Uli edhe një tendë përpara dritares së pasme, në mënyrë që tani pamja rrethuese të rezultonte e plotësisht e rrethuar. McKintock pra nuk e dinte ku ishin duke udhëtuar brenda Manchesterit, që e njihte kaq mirë.

      Pas nja njëzet minutash makina ndaloi.

      Burri që ishte pranë tij zbriti nga makina dhe i hapi derën.

      <Zbrisni.> e urdhëroi thatë.

      McKintock zbriti dyshues dhe u gjend në një parkim të nëndheshëm, me mure betoni të përfunduara

Скачать книгу