Скачать книгу

pastaj meritën e tyre me publikimet shkencore që do të vijojnë, efekti do të emërtohet në bazë të emrave të tyre, e kështu me rradhë.> U vrenjt, i menduar. <Por, pavarësisht të gjithave, duhet të supozoj që dikush nga ata të ketë folur. Përndryshe nuk shpjegohet si i keni marrë ju informacionet.>

      <Jo. Asnjë nga ata nuk ka folur, jua konfirmoj.> e qetësoi Farnsworth. <Siç po ju thoja, kemi sistemet tona. Teknologjia.>

      <Ah! Përgjimet!> pati një intuitë McKintock.

      Farnsworth nuk e pasoi shpërthimin e rektorit dhe u ngrit nga karrigia.

      <Mirë.> tha i prerë. <Tani duhet të veprojmë. Dhe duhet ta bëjmë shpejt.> Pa nga McKintock. <Ju jeni në dijeni të detajeve teknike të projektit?>

      <Jo. Unë jam profesor i letërsisë së vjetër, dhe nuk kuptoj asgjë nga fizika dhe teknologjia. Profesor Drew është në krye të projektit. Ai i di të gjitha.>

      <Mirë.> përsëriti Farnsworth. <Sot do të flasim me këtë Drew-në.>

      ‘Sot?’ mendoi i çuditur McKintock. ‘Kaq me nxitim?’

      <Sigurisht, sot.> iu kthye Farnsworth duke parë shprehjen e rektorit. <Më thatë që bëhej fjalë për fizikë dhe teknologji. Shkëlqyeshëm. Tani do t’ju them ato që ju duhet të bëni jashtë nga këtu. Ju dhe makina juaj do çoheni në një vend të përshtatshëm, ju do hipni në makinë dhe do të shkoni në Universitet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Do jeni vetëm pak me vonesë.> pa orën. <Do justifikoheni me një problem mekanik të makinës. Në orën pesëmbëdhjetë fiks do prisni vizitën e zotit Crenshaw,> dhe tregoi burrin e ulur pranë <me të cilin do të thoni që keni takim për disa furnizime të pajisjeve shkollore. Instruktoheni sekretaren tuaj për këtë. Crenshaw do t’ju shoqërojë jashtë nga zyra juaj, dhe do të bashkoheni me disa specialistë të sektorit që ju më treguat. Do të shkoni pastaj në vendin ku gjendet Makineria, një laborator, mendoj?> McKintock pohoi <dhe atje, në prezencën e të gjithë atyre që janë përfshirë dhe që ju do t’i mblidhni, do të bëni një demonstrim të funksionimit. Ç’farë ka? Nuk jeni mirë?>

      McKintock ishte zverdhur.

      <Jo, jam mirë.> u përgjigj i ngathët. <Puna është që ata janë shkencëtarë të kategorisë së parë, dhe do të mendojnë që dikush do t’u marrë atyre shpikjen. Mund të kthehet në një problem, ai demonstrim.>

      <Jo, nuk është kështu.> e qetësoi Farnsworth. <Asnjë nuk do t’u vjedhë atyre projektin, as famën. Ajo që duam, që Kombi do > dhe bëri një shenjë të paqartë për lart, me dorë <është që Makineria të përdoret për të mirën e Britanisë së Madhe, në vend që të kufizohet vetëm në eksperimente të laboratorit. Pse, ju si donit ta përdornit?> dhe vështroi McKintockun me shikim penetrues.

      <Po e mendoja.> u përgjigj ai pafajësisht. <Të zhvendosësh mallra, të zhvendosësh njerëz, dhe ndërkohë do të kishim edhe zbatime në fushën mjeksore. Është një gjë kaq e re sa nuk kam patur akoma kohë të bëj plane.> dhe kjo ishte e vërtetë, mbi të gjitha.

      <Kuptoj.> miratoi Farnsworth i bindur mjaftueshëm. <Mbi zbatimet do vendosë kush e ka për detyrë. Por, e theksoj, që këta shkencëtarë mund të rrinë të qetë. Atributi i zbulimit nuk është në diskutim. Unë marr vesh nga astronomia, e dini?> shtoi pak me lajka <Unë e di se sa vlerë ka për një studiues të njihet si zbulues i diçkaje. Merrni kometat, për shembull. Shumë individë kalojnë netët e tyre të ngjitur pas okularit të një teleskopi në kërkim të një komete akoma të pa dalluar. Nëse arrijnë qëllimin, emri i tyre do t’i vendoset kometës, dhe përgjithmonë ajo do të quhet me atë emër. Është shpaguese, e dini?>

      McKintock shpresoi që gjërat të shkonin siç parashikonte Farnsworth. I pëlqente, ai burrë. Për Shërbimet Sekrete kishte imazhin e njerëzve me kostume të zeza, këmishën e bardhë, syzet e diellit dhe dorën gjithmonë mbi pistoletë. Ndërsa, ai, ishte madje edhe gaztor, kur fliste për një argument që kishte pasion.

      <Dakord.> miratoi McKintock. <Në orën pesëmbëdhjetë, me zotin Crenshaw.> dhe pa burrin e ulur. Ai këmbeu shikimin pa buzëqeshur. Nuk ishte një person i qeshur.

      Crenshaw e udhëhoqi McKintock-un drejt ashensorit. Kur arritën tek dera erdhën edhe dy të tjerët, dhe hynë të gjithë. Ndërsa zbrisnin Crenshaw iu kthye McKintockut.

      Конец ознакомительного фрагмента.

      Текст предоставлен ООО «ЛитРес».

      Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.

      Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.

/9j/4AAQSkZJRgABAQEAYABgAAD/2wBDAAMCAgMCAgMDAwMEAwMEBQgFBQQEBQoHBwYIDAoMDAsK CwsNDhIQDQ4RDgsLEBYQERMUFRUVDA8XGBYUGBIUFRT/2wBDAQMEBAUEBQkFBQkUDQsNFBQUFBQU FBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBQUFBT/wgARCAhJBdwDAREA AhEBAxEB/8QAHQABAAEFAQEBAAAAAAAAAAAAAAECAwQFBgcICf/EABsBAQEAAwEBAQAAAAAAAAAA AAABAgMEBQYH/9oADAMBAAIQAxAAAAH6J+Z9YAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAcjuw67TmABodmOzxyy8QF quS3YdlozA5XdhSdZpzAHAdGvv8An2DzDq1Upj1vcMu859g1uc4jdr9J5tvN7ceQ2661ApTt9OzE rAyna6MwOT3Yea9OrEs6fVl6jy78mAAMbJ5n06bstmyk6jVn2GnMADh9+vuNGwADXZTy7q08/sxv R3mjb6Bz7BwHRr1uWNithjfQ+fbdgAcZvw67TndgDit+vRZ4ixWZL3/PszsaLVeYdWn1Ll3VQAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAB8Qe35/2r43oZWIAfInr8X0X53V2GnMDxbt0eM9 vP8AZ/i94HzV6fJSfS/mdYA+Kva8/wC1fF9AfnX9F5f2h43fvNeXzn6PLUfWXk9vG7sPif2/O/Qr 571OS3Ycfu15mOV9PJOvT5f06fuzw/S8K7ubgN+r698juivlH1eLc4ZfQvn9Wxxvn+/X8y+nx/Tv mdne8+wAa7OfnP8AQ+X9yeJ6G3wy02ePj3Zo4jdr+zvG79jjRYr89foPL+8PC9LodeQ

Скачать книгу