ТОП просматриваемых книг сайта:
Forcat E Kundërta. Aldivan Teixeira Torres
Читать онлайн.Название Forcat E Kundërta
Год выпуска 0
isbn 9788873047650
Автор произведения Aldivan Teixeira Torres
Жанр Детская проза
Издательство Tektime S.r.l.s.
Një Erë e Re
Pas një përpjekje të pasuksesshme për botimin e një libri, e ndjeva se m’u rikthye dhe m’u shtua përsëri forca. Mbi të gjitha, besoj në talentin tim dhe kam besim se do t’i realizoj ëndrrat që kam. Kam mësuar se çdo gjë ndodh në kohën e vet dhe besoj se vetë jam një njeri aq i pjekur sa të arrij qëllimet e mia. Mbajeni mend gjithmonë: Kur vërtet duam diçka, bota punon që të na e bëjë atë të realizueshme. Ja kështu ndihem unë: me fuqi të ripërtërira. Duke hedhur vështrimin mbrapa, më vijnë në mend veprat që kam lexuar shumë kohë më parë të cilat më kanë pasuruar në kulturë dhe në dije. Librat na çojnë nëpër ambiente dhe universe të panjohura për ne. E ndjej se kam nevojë të jem pjesë e kësaj historie, historisë së madhe që e ka emrin letërsi. Nuk ka rëndësi nëse mbetem anonim apo bëhem një autor i famshëm i njohur në mbarë botën. Ajo që është e rëndësishme është kontributi që secili prej nesh i jep këtij universi të pamatë.
Jam i lumtur për këtë këndvështrim dhe përgatitem të ndërmarr një udhëtim të gjatë. Ky udhëtim do të ndryshojë fatin tim dhe gjithashtu edhe fatet e atyre që me durim do mund të lexojnë këtë libër. Le ta nisim së bashku këtë aventurë.
Përgatitjet
Bëj gati valixhen me gjërat e mia personale më të rëndësishme: Disa rroba, disa libra të mirë, kryqi im i pandarë, bibla dhe ca letër për të shkruar. E ndjej se do të kem shumë frymëzim nga ky udhëtim. Ku i dihet, ndoshta do të bëhem autori i një tregimi të paharrueshëm që do ngelet në histori. Para se të shkoj gjithsesi, më duhet t’u them mirupafshim të gjithëve (veçanërisht mamasë sime). Ajo është më shumë protektive seç duhet dhe nuk do më lërë të shkoj pa një arsye të qartë ose të paktën me një premtim që do të kthehem shpejt. E ndjej se një ditë, do të më duhet të bërtas prej lirisë dhe të fluturoj si një zog që ka krijuar krahët e vet...dhe ajo do duhet ta kuptojë këtë, sepse unë nuk i përkas asaj, por më shumë universit që më mirëpriti pa kërkuar asgjë prej meje si këmbim. Është universi ai që më bëri të vendosja të bëhem shkrimtar dhe të kryej rolin tim dhe të zhvilloj talentin. Kur të arrij në fund të rrugës dhe të kem bërë diçka për veten, do të jem gati të hyj në komunikim me krijuesin dhe të marr vesh një plan të ri. Jam i sigurt se këtu do kem gjithashtu një rol të veçantë.
Kap valixhen dhe në moment e ndjej ankthin të rritet brenda meje. Pyetjet më vijnë nëpër mend dhe më ngacmojnë: Si do të jetë ky udhëtim? A do të ketë vallë rrezik e panjohura? Çfarë masash më duhet të marr? Ajo ça di është se do më nxisë mendimet në lidhje me karrierën time dhe unë jam i gatshëm ta ndërmarr. Rrëmbej valixhen (përsëri) dhe para se të largohem, kërkoj familjen time që t’u them mirupafshim. Mamaja është në kuzhinë duke përgatitur drekën bashkë me motrën. Afrohem dhe u shpreh shqetësimin tim kryesor.
—E shikoni këtë çantë? Do të jetë bashkëudhëtarja ime e vetme (përveç jush, lexues) në një udhëtim që po përgatitem të ndërmarr. Jam në kërkim të mençurisë, dijes dhe kënaqësisë nga profesioni im. Shpresoj se ju të dyja ta kuptoni dhe miratoni vendimin që kam marrë. Hajdeni; më jepni një përqafim dhe urimet tuaja më të mira.
—Biri im, harroji qëllimet që ke, pasi janë të pamundura për njerëz të varfër si puna jonë. Ta kam thënë një mijë herë: Nuk do të bëhesh idhull apo diçka i tillë. Kuptoje mirë: Ti nuk ke lindur për të qenë njeri i madh—Tha Zhuljeta, Mamaja ime.
—Dëgjoje mamanë tonë. Ajo e di se çfarë thotë dhe ka plotësisht të drejtë. Ëndrra jote është e pamundur sepse ti nuk ke talent. Pranoje se misioni yt është vetëm të bëhesh një mësues i thjeshtë matematike. Nuk do të shkosh më larg se kaq—Foli Dalva, Motra ime.
—Pra atëherë, nuk ka asnjë përqafim? Përse nuk besoni se unë mund të bëhem i suksesshëm? Ju garantoj: Edhe nëse paguaj për të përmbushur ëndrrën time, do të jem i suksesshëm sepse një njeri i madh është ai që beson tek vetja. Do ta bëj këtë udhëtim dhe do të zbuloj gjithçka që gjendet atje. Do të jem i lumtur sepse lumturia qëndron tek ndjekja e rrugës që Zoti ndriçon rreth e përqark nesh në mënyrë që ne të dalim fitimtarë.
Dhe duke u shprehur kështu, drejtohem nga dera me sigurinë se do të jem fitimtar në këtë udhëtim: udhëtimi që do më çojë në destinacione të panjohura.
Mali i Shenjtë
Shumë kohë më parë, dëgjova për një mal krejt të shkretë në krahinën e Pesqueiras. Është pjesë e vargmalit të Ororubás (emri indigjen) ku jetojnë banorët indigjenë Xukuru. Thonë se u bë i shenjtë pas vdekjes së një mjeku të mistershëm nga një prej fiseve Xukuru. Është e mundur që një dëshirë të bëhet realitet përsa kohë që qëllimi është i pastër dhe i sinqertë. Kjo është fillesa e udhëtimit tim, objektivi i të cilit është të bëj të pamundurën të mundur. A e besoni lexues? Atëherë qëndroni me mua duke i kushtuar vëmendje të veçantë rrëfimit.
Duke ecur në autostradën BR-232, mbërrij në bashkinë e Pesqueiras, ku afro pesëmbëdhjetë milje nga qendra është Mimoso, një nga krahinat e saj. Një urë moderne, e ndërtuar rishtazi, siguron akses te ky vend që ndodhet mes maleve të Mimosos dhe Ororubás, që lagen nga Lumi Mimoso që rrjedh deri në fund të luginës. Mali i shenjtë është fiks në këtë vend dhe këtu gjendem unë duke udhëtuar.
Mali i shenjtë ndodhet në afërsi të krahinës dhe brenda një kohe të shkurtër gjendem në rrëzë të tij. Mendja ime endet në hapësirë dhe në kohë të largët duke përfytyruar situata dhe fenomene. Çfarë më pret me të hipur në këtë mal? Sigurisht që këto do jenë përvoja të gjalla dhe motivuese. Mali ka lartësi të vogël (2300 këmbë) dhe në çdo hap unë ndjej më shumë besim në vete, por gjithashtu edhe pritshmëri. Më vijnë në mend kujtime nga përvojat e gjalla që kam përjetuar gjatë këtyre njëzet e gjashtë viteve të mia. Në këtë periudhë të shkurtër, ka patur shumë ngjarje fantastike që më kanë bërë të besoj se isha i veçantë. Dalngadalë, mund t’i ndaj këto kujtime me ju lexues, dhe pa gajle fare. Gjithsesi ky nuk është momenti. Do vazhdoj me rrugën për në mal sipër në kërkim të gjithë dëshirave të mia. Kjo është ajo çka shpresoj dhe si herë e parë ndihem i lodhur. Kam udhëtuar deri në gjysmën e rrugës. Nuk ndjej lodhje fizike ekstreme por kryesisht mendore për shkak të zërave të panjohur që më kërkojnë të kthehem. Ata insistojnë ca si shumë. Sidoqoftë, unë nuk dorëzohem kollaj. Dua të arrij në majë të malit për gjithçka që ia vlen. Mali merr frymë për mua duke nxjerrë një ajër krejt ndryshe dhe që prek ata që besojnë në shenjtërinë e tij. Kur të mbërrij aty, ma ha mendja se do ta di me saktësi çfarë duhet të bëj për të marrë rrugën që do më çojë nëpër këtë udhëtim që e kam pritur aq gjatë. E ruaj fort besimin tim dhe qëllimet e mia sepse unë kam një Zot që është Zoti i të pamundurës. Le të vazhdojmë të ecim.
Kam bërë tashmë tre të katërtat e rrugës por ende po më shqetësojnë zërat. Kush jam unë? Ku jam duke shkuar? Pse mendoj se jeta ime do të ndryshojë rrënjësisht pas kësaj përvoje në mal? Duke mos i marrë zërat në konsideratë, më duket se jam i vetëm në gjithë këtë rrugë. A mundet vallë që edhe shkrimtarët e tjerë të kenë pasur të njëjtën ndjesi duke shkuar nëpër shtigjet e shenjta? Mendoj se misticizmi im do të jetë ndryshe nga i ndonjë tjetri. Duhet të vazhdoj, më duhet të kapërcej dhe t’u rezistoj të gjitha pengesave. Gjëmbat që më shpojnë trupin janë jashtëzakonisht të rrezikshme për qeniet njerëzore. Nëse i mbijetoj kësaj ngjitjeje, do ta konsideroja veten fitimtar.
Pak