ТОП просматриваемых книг сайта:
Forcat E Kundërta. Aldivan Teixeira Torres
Читать онлайн.Название Forcat E Kundërta
Год выпуска 0
isbn 9788873047650
Автор произведения Aldivan Teixeira Torres
Жанр Детская проза
Издательство Tektime S.r.l.s.
Aldivan Teixeira Torres
Forcat e kundërta
____________________________
Nga: Aldivan Teixeira Torres
©2018-Aldivan Teixeira Torres
Të gjitha të drejtat e rezervuara
Aldivan Teixeira Torres
E-mail:[email protected]
Përkthyes:Gentian Cane
____________________________________________________
Ky libër, duke përfshirë të gjitha pjesët e tij, mbrohet me të drejtën e autorit dhe nuk mund të riprodhohet, rishitet apo transferohet pa lejen e autorit.
Kualifikimet akademike: Diplomë universitare në Matematikë me specializim në po këtë fushë.
_____________________________________________________
Biografi e Shkurtër: Aldivan Teixeira Torres, lindur në Arcoverde-PE, ka shkruar vëllimet Profeti, vëllimet Bijtë e dritës, poezi dhe skenarë. Karriera e tij letrare filloi në fund të 2011 me botimin e romanit të parë Forcat e Kundërta – misteri i shpellës. Për kushedi se çfarë arsye, ai e ndërpreu të shkruarit duke rinisur përsëri karrierën letrare në gjysmën e dytë të 2013. Që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Ai shpreson se shkrimet e tij do të kontribuojnë në kulturën Braziliane dhe Pernambuco, duke shtuar kënaqësinë e leximit tek ata të cilët nuk e kanë zakon të lexojnë. Motoja e tij është: “Për letërsinë, barazinë, vëllazërinë, drejtësinë, dinjitetin dhe nderimin e qenies njerëzore në mënyrë të përhershme”.
“Dedikim”
“Para së gjithash, Zotit, krijuesit për të cilin jeton gjithçka; mësuesve të jetës që gjithmonë më kanë drejtuar; të afërmve të mi, edhe pse nuk më kanë inkurajuar; të gjithë atyre që ende nuk kanë qenë të aftë të ribashkojnë “forcat e kundërta” në jetët e tyre.”
Përmbledhje
“Forcat e kundërta është libri i parë i vëllimit “Profeti”, ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profeti dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profeti vendos të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë, me shpresën që ëndrrat e tij të bëhen realitet. Pas ngjitjes në mal, ai takon një roje, një qenie të lashtë plot mençuri, që i premton ta ndihmojë në rrugëtimin e tij. Me ndihmën e saj, ai kalon tre sfida që i japin atij fuqitë që i duhen për të hyrë në shpellën e dëshpërimit, një vend ku e pamundura bëhet e mundur. Ai vendos të hyjë aty. Duke shmangur kurthet dhe kaluar me sukses skenarët njëri pas tjetrit, ai arrin tek dhoma sekrete ku shndërrohet në një mendjemprehtë me plot fuqi, i aftë të kapërcejë kufijtë e hapësirës dhe kohës dhe të kuptojë dëshirat më të thella të zemrës. Duke u larguar nga shpella, ai ritakohet me rojen, dhe së bashku me djalin e quajtur Renato dërgohet në një mision që është akoma dhe më i komplikuar. Atje i duhet të zgjidhë padrejtësitë, të ndihmojë dikë që të gjejë veten dhe të ribashkojë forcat e kundërta që janë çekuilibruar. Kështu fillon aventura e tij e parë e madhe që premton emocione, suspansë, romancë dhe dramë. Ju vetë a keni një ëndërr? Atëherë lexojeni dhe zbuloni elementet kyçe që nevojiten për ta përmbushur. Lexim të këndshëm!”
"Mbretëria e Parajsës është si një njeri që hedh farë të mirë në fushë. Një natë, kur të gjithë po flinin, erdhi armiku, hodhi farë të keqe në mes të grurit, dhe iku. Kur gruri u rrit, dhe filluan të formohen kallëzat, atëherë u shfaq edhe bari i keq. Punëtorët vështruan nga pronari, dhe i thanë. "Zotëri, a nuk i hodhët farë të mirë kësaj fushe? Atëherë, si mbiu vallë bari i keq?" Pronari u përgjigj: "'Ka qenë një njeri armiqësor që e bëri këtë." Punëtorët pyetën: "A ta shkulim barin e keq?" Pronari ua ktheu: "Jo mos. Mundet që duke shkulur barin e keq nga rrënjët, do të shkulni edhe grurin. Le të rriten së bashku deri sa të korrim. Dhe kur të fillojë koha e korrjeve do t’u them korrësve: Filloni njëherë me barin e keq dhe bëjeni tufa tufa për ta djegur. Pastaj grumbullojeni grurin në hangarin tim." Mat eu 13:24-30.
Hyrje
"Forcat e Kundërta" përbën vetë një alternativë për të kapërcyer dualitetin e madh që ekziston brenda secilit prej nesh. Sa e sa herë në jetë jemi përballur me situata ku të dyja alternativat gjenden në rrethana të favorshme dhe të pafavorshme dhe zgjedhja e njërës prej tyre përbën një vuajtje të vërtetë. Ne duhet të mësojmë që të reflektojmë dhe të mendojmë me kujdes se cilën rrugë duhet të ndjekim vërtet dhe gjithashtu edhe pasojat që rrjedhin nga kjo zgjedhje. Në fund, na duhet të bashkojmë "forcat e kundërta” në jetët tona dhe t’i bëjmë ato që të japin rezultate. Kështu, ne mund të arrijmë lumturinë shumë të dëshiruar.
Sa për librin, mund të themi se zanafilla erdhi nga një klithmë që dëgjohej në shpellën e dëshpërimit. Nga kjo klithmë morën shkas të gjitha aventurat e rrëfyera në libër. Mision i përmbushur, shpresoj të kem arritur qëllimin tim final që është thjesht ta bëja një njeri të ëndërronte. Kjo është ajo që propozoj aq më tepër tani që jetojmë në një botë plot me dhunë, mizori dhe padrejtësi. Pas botimit të këtij libri, "Forcat e kundërta" nuk do jenë më kurrë si më parë dhe mezi pres të filloj një aventurë të re së bashku me lexuesit të cilët gjithashtu duan të njëjtën gjë.
Autori
Përmbledhje
Një Erë e Re
Një Ditë Para Sfidës së Fundit