Аннотация

Përshkrimi
Në këtë libër Erotik, lexuesi Shqiptar do njihet me atë pjesë të Jetës tonë të cilën unë do e quaja sot «Jetë Moderne», ose më mirë jetë e fshehtë. Ngjarja është vërtet Fantazi, por fantazitë shpesh na shoqërojnë në ketë jetë duke u bëre edhe realitet i ditëve tona. Gjithçka që bëjmë ose dëshirojmë të bëjmë shpesh mbetet e fshehur në atë Cipë të lëkurës tonë. Shumë Njerëz në Ditët e sotme përpiqen të bëjnë një «Jetë Moderne» , kjo ndodhë sepse koha me ritmin e saj ka përparuar shumë ,veçanërisht në Jetën tonë Seksuale kur dëshirat dhe Ëndrrat mundohemi ti bëjmë Realitet. Por secili duhet të zgjedh mirë Rrugën e Jetës, pa u Infektuar nga askush tjetër. Për më tepër ju sugjeroj të lexoni Kapitujt e këtij Libri Erotik ,duke u futur në brendësi të Personazheve dhe pse jo, duke ndjerë edhe Ju, kënaqësi Erotike. Gjithashtu falënderoj lexuesit dhe blerësit e këtij libri, duke ndarë me Ju Sugjerime apo Kritik. Ky libër është i ndaluar nën moshën Tetëmbëlljetë Vjet.

Аннотация

Historia bazohet vërtet në fantazi, por duke patur parasysh jetën e ditëve të sotme dhe nga ngjarje të ndryshme ,kjo fantazi kthehet në realitet nga Autori.Dashuria është vertet burimi i jetesës tonë që neve na gëzon tej mase sapo njihemi me të dhe na hidhëron akoma më shumë kur e humbasim atë….. Ajo mund të kthehet në urrejtje dhe në tragjedi pikërisht kur e humbet, e njejta gjë ndodh mes Evës dhe Richardin në këtë libër. Mund të besosh dhe të mos anashkalosh asgjë nga kjo Dashuri,,ruaje dhe mbaje të pastër si vet shpirtin tënd, kur e ke «Ate»….se kur e humbet mund të humbasësh edhe arsyen duke bërë veprime nga më të ndryshmet…

Аннотация

Parathënia
Në dy Librat e botuar më parë "Dashuri që Vret " dhe «Jetë Moderne» lexuesi Shqiptarë ka patur mundësinë të lexojë ,pse jo edhe të ndjejë edhe ai, «Botën e Erotizmit» atë Botë që deri dikur ishte e ndaluar në Shqipëri. Të bëhet edhe «Ai» pjesë e Personazheve duke u ndjerë vetë si një i tillë. Këtë mundësi të dashur Lexues dhe Fansat e mi ju do e keni pikërisht në këtë Libër. Ky është një Libër krejt ndryshe nga dy Vëllimet e mëparshme, pikërisht sepse bazohet në ngjarje të vërteta por të shkruara me shumë Fantazi nga Unë si Autor dhe gjithashtu duke e përpunuar me një stil të veçantë të tërë Historinë, me Stilin e Erotikës. Ndryshe do kishim të bënim me një Biografi dhe jo thjesht një Libër siç është tani Erotik. Historitë janë të marra por ritheksoj përsëri, janë të përpunuara me shume Fantazi nga unë. Ashtu sikurse në çdo Histori Dashurie ndjenjat ndërthuren dhe degëzohen në Epsh, intrigë, mashtrim,frikë,mankth, apo viktimë edhe në këtë Libër, gjenden të gjitha sëbashku. Të gjitha këto ndjenja ndonjëherë të fshehta dhe ndonjëherë direkte,ne i shprehim të gjitha këto, në Jetën tonë.Secili nga Ne, ndjen ndryshe, shprehet ndryshe dhe vepron i veçantë.Bota erotike është një Botë më vete, ku ndjenjat shprehen ndezur dhe të mrehta,të furishme, të shpërqendruara. Ne sepse jemi të ndryshëm, arsyetojmë dhe mendojmë ndryshe nga njeri – tjetri. Kjo është tipike dhe e veçantë. Erotik është fillimi i gjithçkaje.(P.sh) Një grua e zhveshur diku në rërën e nxehtë apo dhe gjysëm e zhveshur diku në një vend tjetër , ndez një zjarrë tek Ne meshkujt. Një shikim i mprehtë, dëshirues i lehtë, ndez gjithashtu ndjenjat tek të dy gjinitë. Sikurse thjesht edhe vetëm një Foto e një femre të bukur pak të zbuluar, ngjall Erotik, ringjall «Dëshirë Seksuale. Pra Erotika dhe Seksi janë shumë domethënëse në jetën tonë. Sa më të zgjatura dhe Emocionuese ato të jenë, aq më e fortë bëhet marrëdhënia mes Paresh(Çiftesh).Ne mundohemi ti kontrollojmë ato por në shumicën e rasteve dalim jashtë kontrollit.Në këtë Libër të dashur lexues dy Personazhet kryesorë janë Anna,një Grua e re dhe e bukur, me një trup mesatar fizikisht Sportiv. Anna është 34 vjetë, me flokë të lyer në të kuqërremte, dy Sy të vegjël në ngjyrë jeshilë, Buzë në formë përfekte që duken sikur janë të derdhura. Në shikim të parë Anna duket si një Fotomodele, vetëm që i mungon gjatësia trupërore. Një gjoks të rrumbullakët mesatar, të ndenjura si të një 'Dardhe». Me pak fjalë një «Ëngjëll» mjaftë tërheqëse, por edhe e zgjuar. Ç'do mashkull do e dëshironte, do e adhuronte, apo do mundohej ta përvetësonte. Por është e mundur një gjë e tillë? Dashuria është si një dallgë, herë përplaset lehtë-lehtë në breg dhe herë e furishme dhe e turbullt.. Epshi apo Qejfi është diçka krejt ndryshe. Ai vjen me furi dhe pasi derdhet ose shfryhet si një llavë e nxehtë, t'kurret më pas dhe ftohet, duke pritur shpërthimin e rradhës në vazhdim. Pikërisht në këtë pikë duhet përkujdesje më tepër dhe surprizat nuk duhet të mungojnë kurrë. Personazhi i dytë është Remi. Një djalë Beqar edhe ai po 34 vjeç. Me një trup mesatar muskuloz, gjithashtu jo i gjatë, por një Cazanova i vërtetë. Historia është mjaftë e bukur dhe shumë e ndezur mes dy personazheve, Annës dhe Remit duke mos anashkaluar Personazhet e tjerë. Gjithçka mbetet për tu zbuluar më tej në vazhdimin e Librit… Emocionet do jenë të shumta dhe kureshtja ndizet në çdo faqe që ju do shfletoni..

Аннотация

Një Roman që mes Emocionesh dhe kureshtje ju mbërthen deri në faqen e fundit të leximit. Kjo histori është e sajuar, por pasqyron dhe nxjerr në dukje më së miri dhe të detajuar shumë gjëra mbi Specien njerëzore. Ndërthurja dhe konfrontimi mes jetës dhe vdekjes, mes intrigave, hipokrizisë, sikurse lakmisë për pasuri. Këtu zbulohet më së miri raporti, Prind dhe fëmijë. Bota në të cilën ne jetojmë, mes frikës, ëndrrave, dashurisë, sikurse mundimi për të gjetur arsyen dhe përgjigjen, përse ne jetojmë. A ka vërtet një tjetër jetë pas vdekjes? Çfarë do ndryshoje ti në jetën dhe në familjen tënde? Çfarë na pret në një të ardhme jo të largët? Si mund të mposhtësh trishtimin dhe Depresionin? Çfarë do të bënte ty më të lumtur në këtë botë? Të shumta janë pyetjet, por ndoshta shumë më të thjeshta përgjigja e tyre dhe këto përgjigje ju vetë, mund ti zbuloni pasi të keni arritur në përfundim të librit. Do më vinte mjaftë mirë nëse ju do e vlerësonit atë me yje apo komente në Amazon, sikurse t' ja sugjeronit edhe të tjerëve. Unë ju uroj lexim të këndshëm në vazhdim, duke ju falenderuar në veçanti.

Аннотация

Në xhamat e Dritares, trokisnin Pikat e Shiut, që shoqëroheshin me atë Tingull të ç'jerrë, të frikshëm. Kishte gati një Javë të tërë, që nuk pushonte duke rënë Shi. Koha e Zymtë, Vranësirë, që mbulonte pothuajse çdo Cep të Qiellit, duke u shoqëruar me një Erë, gjithashtu të frikshme.....

Аннотация

Аннотация

Dëbora e pare sapo kishte mbuluar qytezën e vogël, që ndodhej pranë Një pylli te vogël e të dendur. Nga Oxhakët e Shtëpive dilte tymi i bardhë që valëvitej ne qiell duke u bashkuar me Retë. Krishtlindjet po afroheshin dhe atmosfera e ngrohtë ndihej kudo në Qytezën e vogël. Të gjithë Banorët u gëzoheshin Festave të fundvitit por gëzimi me i madh ndjehej tek Fëmijet, ata të paduruar prisnin që Babagjyshi i Vitit të ri t'ju sillte dhuratat. Anembanë Botës ndiqej një tradite e tillë. Zbukurimet dhe Dritat e vendosura në çdo Rrugë të Qytezës së vogël ja shtonin edhe më tepër Festave «aromën».