Скачать книгу

takonte Charlene-ën. Ndoshta do të ishte mërzitur, por shpresonte se duke i shpjeguar që kishte qenë i zënë me ‘eksperimentin e tij delikat’ do i kishte kaluar.

      Menca ofronte akoma një zgjedhje diskrete dhe të gjithë vetëshërbyen bujarisht. U ndanë në disa tavolina për të shpërndarë tensionin e asaj zhytjeje totale, gju më gju, që kishin jetuar për shumë orë. Për më tepër hëngrën në qetësi, dhe të paktat fjalë të këmbyera ishin për klimën, argument klasik jo impenjativ dhe qetësues.

      E morrën me qetësi dhe nga ora katër u kthyen me dembelizëm në laborator. Atë ditë kishin revolucionarizuar shkencën, nuk kishin pse të nxitoheshin më tepër.

      Gjetën Bryce që po shkundte kokën e stresuar, ndërsa hiqte vija të kuqe në detyrën e një nxënësi.

      U kthye nga grupi që po hynte dhe tundi në ajër fletën me shkrim dore.

      <Sipas këtij studenti, një tretësirë uji dhe klorur natriumi në 15% është një përzierje ekspozive nëse nxehet në 38 gradë celcius, në presion atmosferik. Produktet e reaksioneve që ai llogarit janë aq të gabuara saqë nuk di nëse duhet t’i lë të kryejë eksperimentete e mbetura të kursit. Kam frikë se mund të hyjë në konkurim me dikë që e njoh, specialist në shpërthimet e papritura.> dhe i shkeli syrin Drew-së.

      Fizikanti buzëqeshi mospërfillës dhe u ul gjysmë i nderur në një karrige, duke kryqëzuar gishtat mbi bark dhe duke parë Bryce me një shprehje gjakftohtë paqeje të brendshme.

      <Profesoreshë Bryce, studenti juaj mund të jetë një gjeni i keqkuptuar, që ndoshta duhet vetëm të gjejë rrugën e tij.> tha me shaka.

      <Po, rrugën... e bujqësisë!> bëri shaka biologia. <Durim, do të thotë që duhet të studiojë edhe një muaj tjetër për këtë provim, dhe shumë urime pastaj!>

      <Atëhere, ç’farë na keni sjellë, profesoreshë?> u informua Drew.

      <Paramecin.> u përgjigj ajo duke marrë kutinë nga rafti. <Siç e dini, është një qelizor dhe ushqehet me bakterie. Ekzemplari që kam këtu është i gjatë rreth 300 mikron, pra lehtësisht i vëzhgueshëm me mikroskopin portabël që kam gjetur.>

      Nxorri një kuti të vogël transparente nga kutia. Brenda kishte një ndarje që mbante një përbërje të lëngshme.

      <Është një ekzemplar i vetëm, i zhytur në një përbërje ushqyese. Nëse shkëmbimi nuk e dëmton do të vazhdojë të ushqehet siç bën zakonisht.>

      Ia çoi kutinë Drew-së, që pa nga Kobayashi.

      Japonezi tregoi makinerinë dy, prandaj Drew mbështeti mostrën mbi atë pllakë.

      Liruan zonën e pikës B dhe vendosën poshtë një stol të mbuluar me një peshqir, për të pritur mostrën në mbërritje dhe të evitonin që të përplasej, duke rënë kështu në tokë.

      Pa ndryshuar asnjë parametër, Maoko aktivizoi shkëmbimin.

      Kutiza transparente u materializua atje ku pritej. Marron e morri dhe ia dha Bryce, që e vendosi menjëherë në mikroskop.

      Shtrëngoi sytë tek okularët dhe mbeti disa sekonda në vëzhgim, pastaj u ngazëllye.

      <Ushqehet! Është mirë!> vështroi përsëri, e emocionuar. <Është fantastike, dhe... një moment... pa shiko pak, ç’farë rastësie!> Priti përsëri disa sekonda, duke i lënë pa frymë, pastaj thërriti <U riprodhua! Shkëlqyeshëm. Kjo është prova e shndritshme që shkëmbimi nuk e ndikuar aspak. Shikoni ju vetë.> i tha e qeshur Drew-së.

      Fizikanti pa në mikroskop, rregulloi vendosjen në qendër dhe në fund pa dy paramecë të vegjël që zhyteshin të fortë në substancën ushqyese.

      Ia la mikroskopin të tjerëve, të paduruar për të admiruar formën e parë të jetës së kafshëve transferuar me makinerinë.

      Ishte një rezultat historik.

      Të gjithë buzëqeshnin entuziastë dhe u komplimentuan.

      Ajo ditë do kishte qenë një moment i rëndësishëm në historinë njerëzore.

      <Ç’ ka tjetër, atje brenda?> pyeti Drew duke treguar kutinë.

      Bryce nxorri një kutizë që mbante një krimb, një tjetër kutizë me një bretkosë të vogël dhe në fund një kafaz të vogël në brendësi të të cilit një brejtës i vogël bridhte andej këtej mbi një tapet të vogël kashte.

      <Krimb!> njoftoi Bryce duke i drejtuar kutinë përkatëse Drew-së, që e morri dhe vëzhgoi për një çast unazorin rozë që përdridhej me gëzim.

      <Udhë të mbarë!> uroi besimplotë Drew krimbin.

      Shkëmbim.

      Perfekt.

      Krimbi arriti në destinacion i gëzuar si më parë, me ndihmën e madhe të eksperimentuesve.

      Tashmë kishte besim total tek makineria dhe teoria që e drejtonte, prandaj kaluan shpejt tek bretkosa e vogël.

      Ajo po rrinte e qetë në kutinë e saj me vrima, dhe pas arritjes lumturisht në pikën B kërceu pak për të ardhur në vete pas rënies mbi stol. Bryce i ofroi një mizë duke e kaluar nga një vrimë e kutisë, dhe bretkosa me një lëvizje të gjuhës e kapi shpejt dhe e gëlltiti.

      <Ka oreks, kafshëza, ëh?> vuri në dukje me shaka Drew.

      <Tani, jemi tek gjitarët.> deklaroi solemnisht Bryce, duke mbajtur të ngritur në ajër kafazin e vogël të brejtësit. <Po ecim?> pyeti thjesht për formalitet Drew-në.

      Ai i tregoi drejtpërsëdrejti pllakën A, dhe Bryce me pamje pompoze e vendosi sipër personalisht kafazin.

      Maoko shtypi tastin e aktivizimit.

      Kafazi mbeti atje ndërsa brejtësi, i lirë, u shfaq në pikën B dhe ra mbi peshqir, u hodh poshtë nga stoli dhe kërceu shpejt drejt këndit të kundërt të laboratorit.

      <Iiiiiiiiiiiiih!> një britmë e mprehtë theu ajrin, ndërsa një vajzë doli nga pas dollapit dhe përfundoi tek karrigia më e afërt, duke hipur sipër. Vuri gishtat në gojë dhe vazhdoi të bërtiste. <Aaaaaaaaaah!>

      Gjithë të pranishmit u kthyen të habitur drejt saj.

      Pas disa çastesh Drew reagoi.

      <Po kjo, kush është?> pyeti me gojë të hapur.

      Brejtësi u fsheh poshtë një dollapi duke iu ikur nga shikimi, ndaj vajza pushoi së gërthituri.

      <Charlene!> bërtiti Marron pushtuar nga një habi e madhe.

      <Kush?> pyeti Drew.

      <Ehm... është Charlene. Ehm... e fejuara ime.> tha Marron duke u bërë vjollcë nga sikleti.

      <Ç’farë?> tha Drew duke shtrënguar sytë kërcënueshëm. <E fejuara jote?> dhe theksoi rëndshëm fjalën.

      <Eh, po. E fejuara ime.> dhe iu afrua Charlene-ës, duke e ndihmuar të zbriste nga karrigia.

      Vajza pa me dyshim drejt vendit të fshehtë të brejtësit dhe u avit shpejt drejt derës.

      <Ku kujton se po shkon, zonjushë?> i bërtiti Drew me zë të lartë.

      <Dua të dal që këtu, menjëherë!> i ktheu përgjigje ajo, me ton sfidues.

      <Jo tani!> e bllokoi Drew duke dalë përpara derës.

      Marron s’ishte në vete. Kishte vënë një dorë mbi ball dhe vazhdonte të shkundte kokën. Po djersinte bollshëm dhe nuk dinte nëse të mbante anën e Charlene-ës apo të Drew-së. Ishte një rrëmujë, dhe ndjente që përgjegjësia ishte

Скачать книгу