Скачать книгу

nëse vendosen në vlera të përcaktuara saktë dhe sipas kombinimeve të përcaktuara mirë.> deklaroi Novak triumfuese. <Deri sot në mëngjes destinacioni ishte vendosur në zyrën e profesoreshë Bryce vetëm sepse referimi ndaj largësisë midis pllakës A dhe pllakës së madhe në katin e sipërm nuk modifikohej nga një kombinim i përshtatshëm parametrash. Kur keni montuar pllakën e re të vogël dytësore eksperimenti funksionoi njësoj, vetëm se duke qenë më e vogël largësia midis pllakave edhe largësia e shkëmbimit është afruar. Kemi zbuluar një funksion të përafërt në gjendje të shpjegojë këtë sjellje. Për fatin e të gjithëve, në eksperimentet tuaja nuk keni gjetur akoma kombinimet vendimtare. Ka tre parametra, K9-a, K14-a dhe R11-a, që sipas nesh përbëjnë një treshe të transferimit. Treshja zhvendos pikën B nga një pozicion i thjeshtë midis pllakës A dhe pllakës A2, korrigjuar me funksionin që sapo përmenda, në një vendndodhje në hapësirë plotësisht në mënyrë arbitrare. Dhe kur them arbitrare kam ndërmend ‘gjithkund’.> Kamaranda dhe Schultz konfirmonin gjithë energji.

      <Do të thotë...> belbëzoi Drew.

      <Dua të them, i nderuar profesor Drew, që duke konfiguruar në mënyrë të përshtatshme treshen, mund të lidhim pikën B në një vendndodhje të çfarëdoshme të universit të njohur.> përfundoi Novak me sytë e ndritshëm dhe pamje të egërsuar.

      Drew ishte sterrosur. Kishte mbajtur frymën gjatë shpjegimit të shkencëtares dhe tani kishte mungesë oksigjeni.

      Marron nxirrte djersë të ftohta për aq sa sapo kishte kuptuar, ndërsa Kobayashi dhe Maoko skërmiteshin të kënaqur. Kushedi pse.

      <Gjatësia e Plankut hyn në ekuacionin e transferimit duke vendosur vendndodhje diskrete për pikën B.> shpjegoi Schultz. <Kjo shpjegon që, për shembull, mund të vendosim pikën B mbi sipërfaqen e Jupiterit, në koordinata me gjerësi 30 gradë Veri dhe gjatësi 125 gradë Lindje, por as një metër më përpara, më pas, sipër apo poshtë. Vendndodhja alternative më e afërt mund të jetë në njëqind kilometra largësi. Ju morra vetëm një shembull, kini kujdes, sepse shifrat reale duhet akoma t’i zbulojmë, gjithashtu nevojitet të eksperimentojmë treshet.>

      <Pra...> guxoi Drew.

      <Pra,> ndërhyri Kamaranda <nëse makineria që sapo keni ndërtuar ka qoftë edhe vetëm një ndryshim shumë të vogël konstruktiv ose rregullimi, vendndodhja do të jetë e zhvendosur krahasuar me atë që presim. Në vend që të jetë ku u shkatërrua kana e ujit, pika B do gjendet diku tjetër, dhe madhësia e zhvendosjes do jetë në përpjestim me gjatësinë e Plankut, sipas funksionit që sapo kemi zbuluar.>

      <Makineria është e njëjtë!> bërtiti Maoko me inat, po Kobayashi i vuri një dorë mbi krah për ta qetësuar.

      <Kemi rrjetat e jonizimit në 437 mikron gap14.> tha japonezi. <Mikrometri i përdorur për të kalibruar gap-in e ka rezolucionin një mikron, prandaj vlera e saktë mund të shkojë nga 436,5 në 437,4 mikron15. Hamendësojmë që gap-i është në të vërtetë baraz me 436,9 mikron. Ku do të ishte pika B?>

      Novak, Kamaranda dhe Schultz shkuan tek dërrasa e zezë, fshinë një zonë jo të domosdoshme dhe zhvilluan funksionin në bazë të të dhënave reale të marra. Ekuacioni ishte kompleks dhe iu deshën disa minuta, pastaj Schultz shënoi në një fletë rezultatin dhe të tre u kthyen tek banaku.

      <Duke supozuar të mos kapim një treshe,> deklaroi gjermani, <pra duke i lënë parametrat siç janë, pika B do të ishte në rreth 18,6 metra krahasuar me kanën e ujit. Drejtimin e zhvendosjes nuk dimë akoma ta përcaktojmë, pra imagjinoni të keni një sferë me rreze 18,6 metra dhe si qendër kanën. Epo mirë, pika e re B do të gjendet në një pikë të çfarëdoshme të sipërfaqes së sferës.>

      Drew pa jashtë nga dritarja.

      Ishte errësirë, tashmë. Pak njerëz qarkullonin nëpër korridorët e Universitetit afër laboratorit. Në katet e sipërme me shumë gjasa nuk kishte më njeri, ashtu si edhe në ambientet e afërta. Por, sipërfaqja e sferës imagjinare kalonte edhe nën tokë.

      Mund të kishte tubacione gazi, atje? Drew mendonte që jo. Një ndjenjë shtypëse e pafuqishmërisë përzier me dorëzimin e pushtoi atë. I dukej sikur kishte një gur në kraharor që i pengonte frymëmarrjen. Shkoi tek dera, e hapi dhe doli në ajrin e mbrëmjes së Manchesterit të tij. Thithi ajër me frymëmarrje të thellë, në mënyrë të përsëritur, ndërsa të tjerët e shikonin nga brenda.

      A mund ti kërkonte McKintockut autorizimin për të kryer një eksperiment të këtij lloji? Jo, skocezi do e kishte tallur që kishte ngritur peshë gjithë këtë trazirë dhe pastaj që nuk ishte i zoti ta kontrollonte.

      Duhej të merrte përsipër përgjegjësitë e veta, po ashtu edhe rreziqet e lidhura me këtë.

      U fut brenda dhe iu kthye Schultzit.

      <Cila do të rezultonte rrezja e sferës imagjinare në rastin kur gap i rrjetës së jonizimit do ishte 436,5 mikron? Po në 437,4?>

      <Rreth 62 kilometra në rastin e parë, dhe 15 në të dytin.> E kishin llogaritur tashmë, të kujdesshëm. <Dhe nëse gap do ishte 436,99 sfera do të kishte një reze prej pak metrash, duke prerë pikërisht trupat tanë.> shtoi në fund Schultz.

      Drew shqeu sytë për një sekondë, pastaj e pushtoi një lloj mpirjeje.

      Si mund të eksperimentonte me një toleranzë kaq të gjerë?

      Nuk mundej. Dhe në të njëjtën kohë nuk kishte zgjidhje tjetër.

      <Ta bëjmë.> tha me zë të rëndë, duke ulur kokën poshtë dhe duke parë dyshemenë me sytë e zbrazët.

      Të gjithë u vendosën përreth banakut të makinerisë së dytë. Novak nxirrte djersë të ftohta, ndërsa Marron qëndroi pak më larg, sikur kjo gjë mund ta mbronte në ndonjë mënyrë.

      Maoko vëzhgoi përsëri edhe një herë gjithë sistemin, pastaj shtypi tastin me vendosmëri.

      Një masë e kuqe dhe e dendur u shfaq në vend të prizmit prej qelqi, e tretur, dhe filloi të kullonte ngadalë poshtë pllakës.

      Plluq.

      Plluq.

      Të pranishmit u zverdhën pothuajse të gjithë.

      Drew volli atje ku gjendej, duke rënë pastaj në gjunjë mbi të vjellat e veta.

      Novak-ut iu prenë këmbët dhe u mbajt tek një raft afër, e zbehtë si një e vdekur.

      Kamaranda dhe Schultz ishin ngurtësuar, ndërsa japonezëve nuk iu lëvizi as një fije floku.

      Marron kishte hapur sytë dhe gojën, i tronditur.

      Por, pas disa sekondave, duke parë masën e kuqe vuri re diçka.

      U afrua për të vëzhguar më mirë.

      Atje kishte diçka, në mes të atij qulli.

      Morri një pincë, dhe me kujdes shumë të madh e zhyti në masë.

      Hezitoi një moment, pastaj mbylli sqepat e veglës mbi një pjesë të fortë.

      Me kujdes të madh tërhoqi pincën dhe vendosi mbi banak mostrën e marrë.

      Të tjerët ndiqnin lëvizjet e tij si në kllapi, përveç Drew-së që ishte akoma i gjunjëzuar, i tronditur.

      Marron ekzaminoi objektin për disa çaste, pastaj morri një vazo të vogël qelqi dhe e mbushi me ujë nga një rubinet afër.

      Kapi përsëri mostrën me pinca dhe e zhyti në ujë, duke e mbajtur aty. E tundi disa herë për ta larë, dhe uji në vazon e vogël u bë i kuq.

      Me ngadalë ngriti

Скачать книгу