ТОП просматриваемых книг сайта:
Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj. Yael Eylat-Tanaka
Читать онлайн.Название Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj
Год выпуска 0
isbn 9788835421368
Автор произведения Yael Eylat-Tanaka
Жанр Общая психология
Издательство Tektime S.r.l.s.
A është ky sukses? A jemi kaq të mangët në vetëvlerësim sa duhet të përkundemi pas fantazmave?
Duhet të rivlerësojmë njerëzit ose kauzat që i admirojmë si heronjtë tanë. Duhet të pyesim veten nëse ata janë të denjë për titullin të famshëm që u veshim atyre. Ne biem kokë e këmbë për mesazhet e nënvetëdijshme të reklamave, ndërsa rrallë shqyrtojmë jetën e brendshme ose motivet e objekteve të adhurimit tonë, ose në të vërtetë, tonat; çfarëdo kontributi që bëjmë – i mirë dhe i keq – në jetën tonë dhe të të tjerëve.
Brezi “Unë” nuk është zhdukur nga qendra e vëmendjes, i zëvendësuar nga një brez më pak i përqendruar te vetja, më madhështor. Brezi “Unë” thjesht është shndërruar në Brezi Y, Brezi X ose Mijëvjeçarët – një racë që mbetet në vazhdimësinë e ndjekjes së asaj që ndihet mirë, asaj që është e përshtatshme tani, e përqendruar përherë në mantrën e brendshme të “çfarë përfitoj unë nga kjo.”
Kërkimi për Veten
Si mund të kalojmë nga një qëndrim egoist e vetëdashës të konsumit në atë që është më tërësor dhe i shëndetshëm? Me të vërtetë, a ka ndonjë gjë me shpirt dhe dëshirë për të grumbulluar? Përgjigjet mund të mos jenë të vetëkuptueshme.
Njerëzit evoluan për të jetuar në grupe, dhe kjo nënkupton një masë të konsiderueshme bashkëpunimi midis anëtarëve. Kujdesja për Numrin Një dhe konsumin e spikatur janë elemente jo të shëndetshëm të shoqërisë sonë të sotme pasi këto qëndrime nuk ndihmojnë unitetin e grupit. Në fakt, përkundrazi: Ato nxisin përçarjen dhe konkurrencën. Këto qëndrime nënkuptojnë mungesë: Nëse po hani një vakt të bollshëm, nuk do të ketë mjaftueshëm për mua.
Ndoshta mendoni se nuk kjo është ndonjë gjë e madhe. Njerëzit nuk jetojnë më në shpella dhe nuk kanë nevojë të gjuajnë gjuetinë e egër në grupe, ose të qëndrojnë zgjuar natën që të mos hahet fisi nga tufa qensh plaçkitës. Ndoshta mendoni se evolucioni ynë na ka sjellë në një gjendje të përparimeve teknologjike që e kanë ulur nevojën që kemi për njëri-tjetrin, shoqërinë që na mbrojti në kohërat antike. Ndoshta mendoni se tani, që jemi më të pasur dhe mund të sigurojmë gjërat që duam, nuk kemi më nevojë të mendojmë për të tjerët në të njëjtën mënyrë ose që, nëse ndjekim kishën çdo të dielë, kjo “shoqëri” e mjaftueshme duhet na dalë për të kaluar një javë tjetër.
Disa prej nesh punojnë vullnetarisht në mbushjen e lodrave dhe shpërndarjen e tyre tek fëmijët e sëmurë në spitale; të tjerët e kushtojnë kohën në mënyrë periodike për të ndihmuar në bibliotekë; të tjerë akoma bëhen vullnetarë në mënyra të tjera – dhe ne mendojmë se mjafton. Ne besojmë se kemi bërë gjithçka të nevojshme, se kemi ushtruar detyrën tonë qytetare.
Nuk mjafton të këndosh mantra ose të ndihmosh në shërbimin e darkës së Falënderimeve në kuzhinën e supave lokale. Ne duhet të rivlerësojmë pyetjen thelbësore se çfarë do të thotë të jesh njeri. Për të qenë të sigurt, koncepti ka kaluar në plan të dytë krahasuar me problemet më të ngutshme të sotme – dhe këtu ngec puna.
Për të gjitha përparimet tona teknologjike, ne jemi ende njerëzorë. Biologjia jonë mbizotëron gjithçka që bëjmë, mendojmë ose ëndërrojmë. Nuk mund t’u shpëtojmë shtysave tona fillestare dhe as nuk mund të pretendojmë se i kemi tejkaluar ato.
Në këto faqe, do të shqyrtoj cilësitë e suksesit. Detyra juaj si lexues është të identifikoni se çfarë do të thotë suksesi për ju. Sigurisht që suksesi nuk ka të njëjtin kuptim për Dalai Lama siç ka për Ilon Mask. Vetëm pasi dikush identifikon personalitetin dhe nevojat e tij, ai është në gjendje të kalojë në hapin tjetër dhe të fillojë të formulojë hapat e nevojshëm për arritjen e këtij suksesi. Pa e ditur se çfarë do të thotë suksesi për ju, si do ta dini se e keni arritur atë? Jogi Berra parafrazoi një koncept të paraqitur nga Lorens Xh. Piter në Parimin e Piterit: “Nëse nuk e dini se ku po shkoni, me siguri që do të përfundoni atje.”
Atëherë është e qartë se duhet të ndërmerren hapa të caktuar për të përcaktuar suksesin para se dikush ta arrijë atë – ose ta njohë vërtet atë. Duhet bërë punë. Duhet të kaloni hendekun nga fantazia në realitet. Pavarësisht nëse ëndërroni të keni kohë për t’u shërbyer të varfërve apo të fitoni një milion dollarë dhe të dilni në pension në moshën 30 vjeç, procesi është i njëjtë. Kërkon zell, përkushtim dhe disiplinë – po ato karakteristika të personalitetit që njerëzit e suksesshëm i kanë me bollëk.
Конец ознакомительного фрагмента.
Текст предоставлен ООО «ЛитРес».
Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.
Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.