ТОП просматриваемых книг сайта:
Një Flluskë Jashtë Kohe. Andrea Calo'
Читать онлайн.Название Një Flluskë Jashtë Kohe
Год выпуска 0
isbn 9788873048336
Автор произведения Andrea Calo'
Жанр Зарубежные любовные романы
Издательство Tektime S.r.l.s.
Më falni por, nuk jam në shtëpi. Jam nisur për një udhëtim, do dëgjohemi kur të kthehem.
Pasuar nga toni që njoftonte fillimin e rregjistrimit.
Kishin kaluar tashmë shumë vite nga dita e pritjes sime të fundit në radhë tek çekini në aeroportin J.F.K. Herën e fundit që ndodhi, qe për një udhëtim të organizuar nga nëna ime, për të më kontrolluar kokën tek një psikolog që punonte në një lokalitet që nuk e mbaj mend, në kufi me Meksikën, i konsideruar nga ajo shumë i zoti dhe sigurisht në gjendje t’i jepte fund “problemit” tim. Natyrisht që nuk qe kështu sepse unë nuk e kam jetuar kurrë gjendjen time si një problem. Koha rridhte ngadalë. Sytë e mi ishin më të hutuar nga akrepat e orës që dukeshin si të ngjitur, të palëvizur gjithmonë në të njëjtin pozicion, se sa nga njerëzit që i kisha para ose pas në radhë. Megjithatë, vëzhgoja njerëzit që ecnin me shpejtësi, pothuajse duke vrapuar, ndërsa tërhiqnin pas valixhet e mëdha dhe të rënda me rrota. Këta njerëz ishin mësuar me ritme të tilla të jetës, kuptohej kollaj, saqë ishte bërë tashmë një zakon për ta. Njerëzit i jepnin aeroportit pamjen e një qendre qyteti: hynin me duar të zbrazëta në dyqane dhe dilnin të ngarkuar me qese të ngjyrosura, hanin dhe pinin zhurmshëm në baret dhe restorantet, lexonin gazeta, libra ose revista mbi stolat e çeliktë, poshtë dritave artificiale të llampave neon me një bardhësi verbuese, aty-këtu të shpërndara në terminal. Unë i ndiqja me shikimin tim të humbur, duke iu përshtatur atyre por, duke mbetur e zhytur në mendimet e mia. Ndihesha pothuajse e pavetëdijshme për pamjet që popullonin mendjen time, plotësisht e paaftë për të dalluar nëse përshkruanin pjesë të kohës sime të tanishme apo të së kaluarës sime. Po të mos kishte qenë për ndihmën e ndonjë elementi tipik të një epoke tashmë të shkuar, që fiksonte tek unë ndonjë pikë referimi, nuk do arrija lehtë një përfundim. Ndoshta pikërisht këtu ishte mbyllur çmenduria ime, ajo që ime më përpiqej shumë të tregonte: paaftësinë time të dalloja imazhet reale nga ato që ishin fryt i fantazisë sime. Ushqeja frikën e dukshme se mos zbuloja që isha vërtet e çmendur dhe se duhej t’i jepja përfundimisht të drejtë nënës sime dhe të pranoja fjalët dhe mendimet e saj. Megjithatë, tani që kishte vdekur, nuk do kisha patur më mundësinë të flisja me të dhe të sqarohesha. Kisha frikë se kisha vërtet nevojë për një mjek, për të më penguar të bëja budallallëqe në të ardhmen, kur të kisha qenë e braktisur përfundimisht nga ajo fije e hollë arsyetimi që më mbetej ende, duke u vetëizoluar në një realitet të banuar nga shumë të tjerë të çmendur. Të çmendur si unë. Po filloja të ndërgjegjësohesha për diversitetin tim, pikërisht tani që po ndihesha e vetme në botë, e braktisur nga gjithçka dhe nga të gjithë. Ndoshta po të isha kthyer në shtëpi, do ta kisha evituar gjithë këtë. Do mund të vija frikërat e mia në fund të shportës së gjërave për t’u harruar. Do kisha vazhduar të flisja me miqtë e mi imagjinarë dhe, ndoshta, do kisha mbledhur mendimet e mia në një libër duke u përpjekur të zbrazesha përgjithmonë, duke i larguar nga unë dhe duke i nxjerrë jashtë nga trupi dhe nga mendja ime, që të mund të shpëtoja përfundimisht.
Altoparlanti në geit njoftonte fillimin e imbarkimit të fluturimit tim, duhej edhe gjysmë ore të shkonte pesë: prioritet ndaj të paaftëve dhe grave shtatzëna. Të çmendurit konsiderohen të paaftë, mendova, përse të mos përfitoja? Vura re se njerëzit pranë meje po zgjateshin të ngriheshin nga karriget e tyre, ishin të vetëdijshëm për normalitetin e tyre në të gjitha aspektet. Vazhdonin të pashqetësuar të luanin me telefonat e tyre. Në atë moment vura re që kisha harruar në shtëpi timin. Kishte pak rëndësi, mendova. Nëse në jetën time të kaluar kisha mundur të jetoja pa telefon, mund ta bëja edhe tani, në këtë jetë, gjatë këtij udhëtimi. Ndërkohë nuk do isha gjurmuar nga të afërm dhe miq që do kishin shpërqëndruar vëmendjen time nga kërkimi duke më kërkuar informacione, shpjegime ose gjëra të ngjashme që nuk do kisha patur kohë as dëshirë për to. U sistemova në vendin e caktuar në avion, dhe pasi kisha kontrolluar printimet e adresave, të hartave dhe të zyrave turistike të Joseph-it që kisha mbledhur në ditët para nisjes sime, vendosa çantën time në pjesën e hapur, mbi vendin tim. Ndieja të ftohtë dhe trupi im përshkohej vazhdimisht nga dridhje që nuk arrija t’i kontrolloja. Ende nuk di të them nëse ishin shkaktuar nga ajri i kondicionuar ose, më tepër, nga kushtëzimi im mendor.
‘Ç’farë bëj unë këtu? Lermëni të zbres, ju lutem, unë nuk duhej të isha këtu tani!’, mendoja ndërsa avioni po fillonte të rrotullohej në pistën e ngritjes, për t’u ngritur pastaj në majë dhe shkëputur nga toka.
Vëzhgoja përsëri njerëzit rreth meje, ishte bërë hobi im për atë ditë. Duke lundruar në detin e hapur të mendimeve që mund të ngopnin mendjet e tyre në ato momente, humbisja në buzëqeshje të forta dhe bërbëlitjen e dëshpëruar dhe të përzier me zhurmën e motorëve të aeroplanit, ndërsa hostess-et kalonin përgjatë korridorit duke na ofruar pije. Ky imi nuk do të kishte qenë një pushim, mendova. Ktheva shikimin nga dritarja e vogël dhe vura re se perdja errësuese kishte mbetur e hapur, shikoja shtëpitë dhe rrugët tani të largëta duke u bërë gradualisht gjithmonë e më të vogla. Ishin pjesë e një rrjeti të dendur ndërtimesh në çimento që mbyllnin njerëz që ishin të paimagjinueshëm për mua. Ishte e vërtetë ajo që më thoshte nëna ime kur isha e vogël:Kur pretendon të duash të shohësh gjithçka, humbet ndjeshmërinë tënde ndaj detajit dhe gjithçka duket e ndalur në sytë e tu. Mos pretendo të duash të njohësh ose të kontrollosh gjithçka dhe të gjithë sepse, sidoqoftë nuk do të shërbejë dhe në fund do të kuptosh se nuk ke parë asgjë. Përkundrazi përqëndrohu tek detaji, sepse tek ai mund të veprosh, ai detaj që ti vetë je në botë dhe që është i aftë ta bëjë atë të lëvizë dhe të evoluojë.Qielli, me një blu të fortë, ishte njollosur nga re të rralla, të ndrojtura. Mbylla sytë për t’u qetësuar pak, më prisnin tre orë fluturim. Ndjeja zërat e udhëtarëve të tjerë që largoheshin gjithmonë e më shumë nga unë, fjalët e tyre bëheshin gjithnjë e më të mjegullta, të padallueshme. Më zuri gjumi thellë dhe kur u zgjova, kishim filluar tashmë fazën e zbritjes drejt pistës së uljes në aeroportin e Portlandit.
KAPITULLI 2
Qyteti i Portlandit ishte i mbuluar nga dëbora, që kishte rënë me bollëk një natë më parë. E kisha dëgjuar lajmin në televizion, por e kisha nënvlerësuar problemin, duke e konsideruar pa interes për mua. Nëpërmjet vetratave të aeroportit shiheshin male me dëborë të akullt të shpërndara përgjatë anëve të pistave, ishte dëbora që ishte hequr nga pastruesit e dëborës për të lejuar funksionimin normal të aeroportit, një nga të paktët të përfshirë në listën e atyre që garantojnë një efikasitet të shkëlqyer në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyesja veten nëse rrugët do të kishin qenë po aq të pastra ose nëse rreziku i pranisë së akullit në lidhjet kryesore do mund të kishte komprometuar seriozisht qarkullimin e automjeteve. Sapo pashë të vinte valixhja ime e transportuar nga rripi i bagazheve të sapo shkarkuara nga depua e aeroplanit, pashë orën e dorës: nëntë e darkës, ishim me vonesë. Përshpejtova hapin, drejtuar tek banaku i informacionit, ku gjeta shumë njerëz që, si unë duhej të drejtoheshin në ndonjë vend. Nëpunësja, një grua e shëndoshë dhe grindavece në të pesëdhjetat, thoshte me zë të lartë se linjat e jashtme të autobusëve kishin ndaluar për shkak të motit të keq dhe të gjitha rrugët në distanca të gjata ishin anuluar dhe shtyrë për në mëngjesin